Autoritetet policore në Qipro kanë gjetur një tjetër trup, i pesti në radhë, e dyshohet se viktima është vrarë nga vrasësi serial që ka tronditur vendin Nikos Metaxas.

Ish-ushtari greko-qipriot kishte vrarë gjithsej 7 femra, ndër të cilat 5 gra e 2 vajza e më pas trupat e tyre janë gjetur me radhë nëpër liqene dhe vende të fshehta. Trupat e pajetë ishin hedhur në këto vende nga vrasësi Metaxas. Detaji që ka shokuar akoma më shumë është se ngjarja u zbulua vetëm pas 3 vitesh, shkrujnë mediat ndërkombëtare.

Trupi i pestë në liqen u zbulua ditën e diel. Një zyrtar nga vendngjarja deklaroi se trupi i pajetë u gjet i vendosur në një valixhe. Policia dyshon se trupi në valixhe është i një fëmije, pra vajze të mitur. Ish-kapiteni 35-vjeçar Metaxas mbahet në burg për vrasjen e 7 femrave, mes të cilave 2 të mitura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*