Sipas buletinit të shtatë të mbikëqyrjes të publikuar nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS), rastet e konfirmuara të infeksionit nga virusi West Nile (WNV) tek njerëzit në Itali janë rritur në 430 (nga 351 në buletinin e mëparshëm), ndërsa viktimat janë 27.

Nga rastet e konfirmuara:

193 janë paraqitur në formë neuro-invazive, e shpërndarë si më poshtë:

Piemonte: 8 raste

Lombardia: 12 raste

Veneto: 14 raste

Friuli-Venezia Giulia: 1 rast

Liguria: 1 rast

Emilia-Romagna: 13 raste

Lazio: 62 raste

Molise: 2 raste

Campania: 64 raste

Basilicata: 2 raste

Kalabria: 5 raste

Sicilia: 1 rast

Sardenja: 8 raste

38 raste janë zbuluar tek dhurues gjaku, por kanë qenë pa simptoma

193 raste janë paraqitur me ethe

3 raste asimptomatike dhe 3 raste simptomatike të tjera janë regjistruar

Letaliteti dhe vdekjet

Janë raportuar gjithsej 27 vdekje:

Piemonte: 1

Lombardia: 1

Emilia-Romagna: 1

Lazio: 11

Campania: 11

Kalabria: 2

Letaliteti (raporti i vdekjeve me rastet neuro-invazive) është 13,9%, krahasuar me 20% në vitin 2018 dhe 14% në vitin 2024.

Përhapja gjeografike

Virusi është konfirmuar në 57 provinca15 rajoneve italiane:
Piemonte, Lombardia, Veneto, Friuli-Venezia Giulia, Liguria, Emilia-Romagna, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Puglia, Basilicata, Kalabria, Sicilia dhe Sardenja.

Ekspertët e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISS shpjegojnë se virusi po vazhdon të përhapet në zonat endemike të veriut të Italisë, por numri i rasteve është në përputhje me trendin e viteve të fundit. Përqindja e rasteve neuro-invazive në raport me totalin mbetet në linjë me sezonet e mëparshme.

Të dhëna për virusë të tjerë (1 janar – 26 gusht 2025):

Dengue: 134 raste të konfirmuara (130 raste të importuara, 4 raste autoktone), pa viktima. Mosha mesatare: 40 vjeç, 57% meshkuj

Chikungunya: 102 raste (39 të importuara, 63 autoktone), pa viktima

Zika: 4 raste të importuara, pa viktima

TBE (Encefaliti nga rriqrat): 30 raste autoktone, me 1 viktimë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*