James Rodriguez pritet të ndryshoj ambient në merkaton e verës. Mesfushori me tipare sulmuese, pas aventurës me Bayern kërkon një sfidë të re dhe interesi për të është i madh, veçanërisht nga Premier League.

Liverpool, Manchester United dhe Arsenal ia kanë vënë syrin yllit kolumbian, të cilin Bayerni i Mynihut nuk e ka më në plan, por as Real Madridi. Mesfushori kolumbian pritet të largohet muajin e ardhshëm nga Bayern, ku kaloi dy vite në formë huazimi nga “Los Blancos”.

Gjiganti bavarez ka vendosur të mos e bëj huazimin e  tij të përhershëm dhe kolumbiani do të kthehet gjatë verës në Real Madrid, klub i cili zotëron kartonin e tij.

Trajneri Zinedin Zidane nuk e ka në planet e tij për sezonin e ri, por edhe James është i joshur nga një aventurë në kampionatin anglez. Sipas mediave britanike, Rodrigues është bërë objektiv i klubeve të mëdha angleze, Liverpool, Manchester United dhe Arsenal.

Por emri i tij në javët e fundit është lidhur edhe me klubin e Juventusit. “Zonja e Vjetër” po përforcohet në çdo repart për të pretenduar sezonin e ardhshëm trofeun e Champions League dhe James shihet si lojtari i duhur për të lidhur mesfushën me sulmin.

Për më tepër, Cristiano Ronaldo ka një marrëdhënie mjaft të mirë me kolumbianin dhe ai është asi nën mëng i bardhezinjve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*