Një smerald me peshë 1.6 kg është gjetur në Rusi,

Guri i çmuar është më i madh i zbuluar në 30 vite. Gur mendohet se ka një vlerë deri në 500.000 dollarë.

Kristali i rrallë, që ka një madhësi dhe formë unike, u gjet në një thellësi 260 metra në Malyshevsky.

Vitin e kaluar kompania Rostec gjeti një gur me peshë 1.5 kg në të njëjtën minierë.

Ndërsa smeraldi me peshën më të madhe prej 2 kg është gjetur në vitin 1990.

Miniera e Malyshevskit është depozita më e madhe smeraldit në Evropë.

Ajo përpunon 94.000 tonë minerale në vit,  përfshirë gurët e çmuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*