Prej disa javësh tashmë është zbuluar se producenti Ermal Mamaqi do të sjellë një film të ri, pas suksesit të jashtëzakonshëm të “2 gisht mjaltë”. Puna ka nisur dhe siç ju kishim njoftuar filmi do ketë një super kast.

“Xing.al” ka mësuar se pjesë e kastit do të jetë edhe aktorja bukuroshe dhe shumë e komentuar, Arjola Demiri.

Arjola Demiri mori shumë famë me rolin e Xhbanes në serialin shumë të ndjekur në Kosovë “O sa mirë”. Pas serialit “O sa mirë”, Arjola aktroi në filmin me metrazh të shkurtër “Klithma”. Aktorja ka patur disa role edhe në teatër ku më i spikaturi ishte roli i saj në monodramën “Dashuritë e virgjëreshësMadalenë”, ku shfaqej duke u vetëkenaqur.

Arjola njihet si ndër aktoret më bukuroshe shqiptare, ka shumë fansa në Kosovë dhe është shumë e komentuar në showbizin kosovar.

Aktorja është nënë e tre fëmijëve të cilët gjithashtu po ndjekin hapat e së ëmës. Djali Rubini dhe vajza Helga kanë luajtur role kryesore në filmin “Streha mes reve”, ku Arjola ishte asistente e dytë e regjisë.

Se çfarë personazhi do luajë Arjola në filmin e ri të Ermalit do të zbulojmë më shumë në ditët në vazhdim./Xing.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*