Paul Pogba mbetet një nga emrat më të nxehtë në merkaton e transferimeve. Mesfushori francez vijon të jetë mes Torinos dhe Madridit ku Juve dhe Real Madrid vijojnë të jenë në garë për të siguruar shërbimet e kampionit të Botës. E përditshmja spanjolle “AS” ka një version të ri në lidhje me çështjen Pogba, sipas “AS”:

Mino Raiola, agjenti i Pogba, po përdor interesimin e Juventusit vetëm për të rritur çmimin e kartonit të mesfushorit, aktualisht Man.United e vlerëson me 167 milion euro. “Zonja e Vjetër” është shumë aktive në këtë fillim merkatoje, kanë bërë zyrtar afrimin e Ramsey dhe Rabiot, dy goditje me parametra zero, ndërsa janë shumë pranë zyrtarizimit me De Ligt. Në këtë kushte klubi nga Torino ka një grup të mbi populluar, mbi të gjitha në mesfushë ku janë dhe emra të tjerë si Khedira, Alex Sandro, Doglas Costa, Cuardado, Dybala etj, me këto grup për Pogban nuk ka vend.Gjithnjë sipas “AS”, çdo lëvizje e Juves nuk të dërgon te Pogba, por kjo është një strategji e agjentit të tij për të rritur vlerën e kartonit të francezit. Përtej kësaj loje të Mino Raiolas, Real Madrid nuk ka ndërmend të heq dorë nga Pogba por do të pres deri në ditën e fundit të merkatos, më dy shtator. Në Madrid vijon të besoj se mund të marrë një përgjigje pozitive nga Man.United dhe nga vetë Pogba për ti dhuruar trajnerit Zidane mesfushorin që kërkon prej kaq shumë kohësh.

Albania Times.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*