Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është paraqitur sot në takimin me presidentin amerikan Donald Trump me një veshje krejtësisht të zezë: kostum i zi, këmishë e zezë, por pa kravatë  duke lënë mënjanë uniformën ushtarake që kishte zgjedhur në shkurt.

Zgjedhja e tij për një pamje më formale u prit pozitivisht nga Trump, si edhe nga gazetarët e pranishëm në konferencën për shtyp.

Më pas, Zelensky ka bërë një shaka me gazetarin që në shkurt e kishte kritikuar për veshjen. “Unë u ndryshova, ti je ende i veshur njësoj, i tha lideri ukrainas gazetarit Biran Glenn, i cili këtë herë e komplimentoi. Zoti President, dukeni shumë mirë,” i tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*