Pas lirimit nga burgu reperi i njohur, Stresi nuk ka humbur aspak kohë por ka vazhduar të punojë për projektet e reja muzikore. Reperi ështe shumë aktiv me koncertet, intervistat, ashtu edhe me postimet në Instagram.

Por këtë periudhë duket se Stresit po i mungon shumë prezenca e artistit, Flori Mumajesit. Ata të dy ruajnë një miqësi të pastër prej vitesh dhe që në hapat e parë të Stresit në muzikë, Flori ka qenë një mbështetje e madhe për të.

Ditën e djeshme reperi zgjodhi të shpreh mirënjohjen ndaj Florit me anë të një fotoje ku shkruan:

“ Ishe ti që më dhe buzëqeshje të përhershme, çelsi i suksesit tani po eci vet po pa harruar kush më ndihmoi, më mungon”.

Flori prej muajit Prill nuk ka asnjë dalje publike, dhe as ndonjë postim në  rrjetet sociale, ndërsa është aluduar se ai ka probleme me financat, dhe nga ana tjetër është përfolur dhe për probleme shëndetësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*