Eni Vasili është duke shijuar ditët e saj të pushimit, pas një sezoni të ngarkuar me emisionin e saj “Open” në Top Channel.

Gazetarja ka “zhveshur” kostumin e studios për lookun e plazhit dhe si rrallë herë ka publikuar një foto e veshur me rrobat e banjos duke shijuar relaksin e ditëve me diell e det.

Nëse për trupin ka zgjedhur të hedhë mbi bikinit një bluzë të lehtë plazhi, Eni dallon për së largu falë aksesorëve të gjetur e tipik: syze të mëdha dhe një shall koke për të kompletuar në tërësi look-un e saj të plazhit.

Vasili pritet të rikthehet sërish në ekran dhe ka konfirmuar edhe për këtë sezon kontratën e saj me Top Channel dhe emisioni i saj “Open” do të nisë transmetimin më 9 shtator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*