Një vatër zjarri është regjistruar gjatë ditës së sotme në fushën e mbetjeve në Vlorë, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të zonës së depozitimit të mbetjeve urbane.

Fillimisht, nuk ishte e qartë nëse zjarri ishte shkaktuar nga temperaturat e larta apo nëse bëhej fjalë për zjarr të qëllimshëm. Autoritetet nisën menjëherë monitorimin e situatës dhe verifikimin e rrethanave të ngjarjes. Pas disa orësh ndërhyrjeje intensive, forcat zjarrfikëse kanë arritur ta vendosin nën kontroll vatrën e zjarrit në orët e mbrëmjes, duke përdorur edhe mjete të posaçme në terren.

Flakët dhe tymi i dendur kanë krijuar shqetësim për banorët e zonës përreth, ndërsa ekipet e emergjencës punuan për orë të tëra për izolimin e plotë të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në zona të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*