Pas mbylljes së protestës së shtatë kombëtare të opozitës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi në selinë blu ish-grupin parlamentar, Kolegjin e Kryetarëve, strukturat dhe aleatët ku u diskutua sesi do të vijojë aksioni i opozitës.

Në përfundim të mbledhjes u njoftua edhe data e protestës së radhës, e shtunë 8 qershor, ora 19:00.

Në përfundim të protestës së sotme, Basha i bëri thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë zërin e sovranit.

Basha: Kthejani sovranit atë që i keni vjedhur sovranit, hapini rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Lereni sovranin të flasë me votë të lirë.

Lereni qytetarët të flasin me votë. Largohuni siç do ishin larguar liderët ballkanas. Lerëni popullin të flasë me votë ose ndjeja zërin në protestën e ardhshme.

Sot dua t’ju përsëris zotimin tim, të PD dhe opozitës së bashkuar se nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk pranojmë asgjë më pak se vlerat evropiane. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Lërë qytetarin të flasë, ose dëgjoja zërin në protestën e ardhshme.

Kështu të gjithë bashkë, ballë lart, para historisë le ta çojmë këtë betejë për Shqipërinë Evropën drejt fitores së popullit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*