Maurizio Sarri ka lënë Chelsean për t’u bërë trajner i kampionit të Serie A, Juventusit.

Sarri nënshkroi një marrëveshje 3 vjeçare me Juventus.

Trajneri, i cili iu bashkua Chelseas në korrik 2018, udhëhoqi skuadrën drejt vendit të tretë në Premier Ligë dhe fitoi Europa League.

Mendohet se një tarifë kompensimi që e kalon 5 milionë paund është arritur mes dy klubeve për 60-vjeçarin.

Sarri do të zëvendësojë kolegun italian Massimiliano Allegri, i cili u largua nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar.

“Në bisedimet që kishim pas finales së Europa League, Maurizio e bëri të qartë se sa fort dëshironte të kthehej në vendin e tij të lindjes,”-tha menaxherja e Chelsea, Marina Granovskaia. “Ai u shpreh se ishte shumë e rëndësishme për të, që të jetonte afër familjes dhe të kujdesej për mirëqenien e dy prindërve të moshuar.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*