Ng Agron Brataj

VLORË– Bashkia e Vlorës fiton gjyqin në arbitrazh në Paris kundrejt kompanisë së parkimeve “Tis Park”. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Dritan Leli, i cili ka sqaruar se tani më firma do i paguajë Bashkisë mbi 700 mijë dollarë.

“Mbrëmë në darkë erdhi njoftimi nga Gjykata e Arbitrazhit, një super lajm duhet të them, ku Bashkia e Vlorës ka fituar çështjen ndaj Tis Park. Tashmë quhet e përfunduar. Bashkia nuk do të ketë më asnjë konseguencë në vazhdimësi, përkundrazi do të detyrohet ‘Tis Park’ duhet të na paguajë rreth 700 mijë dollarë dhe detyrime të tjera që janë harxhuar për të fituar këtë çështje, ndërkohë që nuk do jemi më peng e kërkesës absurde nga kjo firmë, e cila kërkonte 23 milionë euro dëmshpërblim duke llogaritur dhe konseguencat e tjera deri në 50 milionë euro.

Do merrte peng financiarisht bashkinë për 50 vitet e ardhshme. Sepse fondet tona janë modeste dhe do të na duhej që nëse firma do të fitonte do të na duhej që të paguanim për shumë vite, të ndalonim cdo investim në qytet. Sot Bashkia Vlorë është e lirë nga kjo cështje, jemi fituese e kësaj çështje.”- u shpreh Leli.

Kujtojmë që në shkurt të 2015-ës, Bashkia nisi zbatimin e kontratës për dhënien me koncesion të parkimeve të Vlorës me një afat 15 vjeçar. Por pas reagimit dhe protestave qytetare, bashkia prishi kontratën me kompaninë koncesionare. Ndërsa ishte “Tis Park” që e çoi çështjen në Arbitrazh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*