PS dhe PS nuk arritën ta qëllonin dakordësinë politike me takim e parë në Këshill Politik për koalicoonet parazgjedhore dhe hapjen e listave.

Demokratët mendojnë që ndryshimet kushtetuese nuk cënojnë mbajtjen e koalicioneve, ndërsa socialistër e kundërshtojnë këtë argument duke e arsyetur me pamundësinë në praktikë.

Ora 20:35 – Opozita e Bashkuar: Koalicionet janë në kodin zgjedhor, mazhoranca kërkon zgjedhje të njëanshme

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i Partisë Demorkatike Oerd Bylybashi, koalicionet janë në kodin zgjedhor dhe nuk kanë nevojë që të draftohen.

Ndërkohë, përfaqësuesi i LSI Petrit Vasili, tha se PS nuk pranon që ndryshimet kushtetuese t’i çohen OSBE/ ODIHR dhe në këtë mënyrë po bllokohet procesi i Këshillit Politik. Sipas tij, po synohen zgjedhjet e njëanshme.

Ora 19:50 – Zgjedhorja, mazhoranca i kërkon paraqitjen e listës unike, opozita sytë nga ODIHR

Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri i ka vendosur ultimatum opozitës së bashkuar për të paraqitur listën e përbashkët të kandidatëve deri ditën e premte (18 shtator).Burime për Ora News bëjnë me dije se opozita ka kërkuar rekomandimin e ODIHR ndërkohë që Gjiknuri ja pret qartë se fillimisht të mbyllet reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në kod zgjedhor e më pas të kërkojnë opinion nga ODIHR.

Gjithashtu Gjiknuri ka deklaruar gjatë mbledhjes se ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi i duan apo nuk i duan opozita e bashkuar.

Ora 20:05 – Përfundon mbledhja e Këshillit Politik

Pas rreth dy orëhs, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Ora 19:25 – Hajdari insiston te listat e hapura: Rama do të mbajë tepsinë, Mona nuk i shqitet Lulit

Deputetja Rudina Hajdari është larguar e para nga mbledhja e Këshillit Politik. Në një prononcim për mediat, Hajdari tha se i kishte propozuar këshillit, ruajtjen e kutoës gijnore prej 30% për parlamentin e ardhshëm, dhe insiston në ruajten e listave të hapura 100%.

Por, sipas saj këshilli ka probleme të tjera, ku kryeminstri Edi Rama kërkon të mbajë tepsinë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nuk i ndahet kryetarit të PD Lulzim Basha, e ky i fundit mban vagonin e partiçkave.

Ora 19:25 – Palët pa dakordësi për koalicionet parazgjedhore

Palët nuk kanë gjetur darkordësinë mbi qëndrimet politike për sa i përket koalicioneve. Burime bëjnë me dije se Gjiknuri u ka kërkuar Bylykbashit dhe Vasilit që sjellin propozime per çështjen e pragut kombetar zgjedhor, afateve të regjistrimit të listave unike nga aleancat zgjedhore dhe modalitetet e votës preferenciale për kandidatet në kushtet e listave të hapura por duke respektuar kuoten gjinore.

Ora 18: 00 – Këshilli Politik pritet të fillojë takimin nga momenti në moment teksa përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri është paraqitur i pari në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Pas tij mbërritën dhe përfaqësuiesit e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili.

Tema e diskutimeve është implementimi i ndryshimeve kushtetuese dhe listat 100 % të hapura të cilat janë vija e kuqe e opozitës dhe janë të panegociueshme.

Gjithashtu edhe çështja e koalicioneve parazgjedhore është një tjetër pikë që do të diskutohet në këtë tryezë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*