Takim mbresëlënës e shpresëplotë organizuar në Sarandë nga vëllezërit Myrtaj për të pritur drejtuesin politik të Qarkut të Vlorës Bujar Leskaj bashkë me kandidatët për deputetë Ina Zhupa, Gëzim Ademaj e Jolio Dine.
Ka qenë Klejdi Myrtaj, përfaqësues i familjes Myrtaj ai që përshëndeti në emër të familjes të pranishmit dhe prezantoj para tyre kandidatët për deputet.
Në këtë takim ishin të pranishëm drejtues të degës së Partisë Demokratike Sarandë:

Sekretare e Degës-znj.Matilda Qurku
Kryetare e LDG-znj.Manjola Nikollo
Kryetar FRPD- z.Eugen Qëndro.
Në fjalën e tyre kandidatët kanë kërkuar bashkimin e forcës së votës për të sjellë ndryshimin e madh në 25 prill.
(Sinkron kandidatët
Znj.Ina Zhupa
Z.Gëzim Ademaj
Z.Jolio Dine.)
Për drejtuesin politik Bujar Leskaj, janë iniciativat dhe investimet që Partia Demokratike do të ndërmarr ato që do të kthejnë mirëqënien e familjeve në Sarandë.

Sinkron Bujari

Entuziazmi dhe besimi që banorët e Sarandës i kanë dhënë Partisë Demokratike është shenja e qartë se në 25 prill, Shqipëria Fiton me Partinë Demokratike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*