Ermal Dredha kandidati i PS në Bashkinë Vlorë zhvilloi takimin përmbyllës me banorët e fshatit Shushicë. Teksa kërkoi besimin e tyre në zgjedhjet e 14 Majit, Dredha e vendosi theksin tek bujqësia ku sipas tij është mundësi shumë e mirë investimi.

“Ne nuk duhet të harrojmë kurrë se nuk ka një qytet të zhvilluar nëse nuk ka një fshat të zhvilluar. Vlorës i ka dhënë zoti gjithçka. Duhet punuar nga ne më shumë si administratë e bashkisë që të krijojmë kushte që banorët e zonave rurale të ndihen dinjitoz.” – u shpreh Dredha.
Gjithashtu Ermal Dredha premtoi se në mandatin e tij në Vlorë do të hapë një zyrë të veçantë që do të fokusohet në menaxhimin sa më efikas të degës së Bujqësisë në zonat rurale, pjesë e Bashkisë Vlorë.
“Bashkia do të përkrahë dhe fermerët për të nxitur prodhimin. Ne do të krijojmë një sportel të dedikuar vetëm për bujqësinë në Bashki do të caktojmë ekspert, topograf inxhinier për menaxhimin e ujërave që është shumë i rëndësishëm.”- tha ai.
Dredha në përgjigje të shqetësimeve që kanë pasur fermerët gjatë takimeve vendosi në fokus se në po të njejtën njësi që do të hapet për bujqësinë, fermerët do të kenë mundësi që të kenë asistencën për plotësimin e dokumentave në thirrjet e projekteve që Qeveria Shqiptare shpall për këtë kategori.
“Po ashtu, do të ndihmojmë fermerët për aplikimin e projekteve ku në po të njejtin sportel, banorët e zonave rurale do të kenë përkrahjen e Bashkisë në plotësimin e të gjithë dokumentacioneve për thirrjet që hapen nga insistitucionet e qeverisë.” – u shpreh kandidati i Partisë Socialiste për Vlorën.
Në ditët në vazhdim Kandidati Ermal Dredha do të vijojë takimet përmbyllëse me banorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*