Guardia di Finanza përmbylli me sukses një operacion antidrogë në brigjet e Brindisit ku u sekuestrua një sasi e madhe lënde narkotike, e dyshuar si kanabis sativa.

Skafi që ishte ngarkuar me drogë kishte një gjatësi 5 metra dhe ishte i pajisur me një motor shumë të fuqishëm. Ai drejtohej nga një shtetas shqiptar që u arrestua në kushtet e flagrancës, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur ende nga ana e autoriteteve.

Gjatë patrullimeve në det, Reparti Operativ Aeronavale, lokalizoi dhe ndaloi një varkë shumë pak milje larg brigjeve. Lloji i mjetit dhe deklaratat e paqëndrueshme të skafistit ngritën dyshimet tek hetuesit se brenda tij mund të kishte sende të jashtëligjshme.

Gjatë kontrollit në mjetin lundrues u gjetën 186 pako brenda se cilave kishte 310 kg marijuanë dhe 24 hashash, të cilat nëse do të dilnin në treg do të arrinin një vlerë prej 4 mln euro.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*