Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm të mirë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Manastirliu ka publikuar një foto të dy bebeve, Amir dhe Amar të cilët kanë kaluar 37 ditë të vështira në reaminacion dhe kanë kryer një ndërhyrje delike, ndërsa sot duhet të kthehen në shtëpi.

Gjithashtu, ministrja ka përmendur edhe punën dhe përkushtimin e ekipit të mjekëve.

Pas 37 ditësh të vështira në reanimacion, Amir & Amar 😇😇 ja kanë dalë të fitojnë betejën e jetës, pas një ndërhyrje delikate dhe punës e përkushtimit të çdo dite të ekipit 👩🏻‍⚕️👨‍⚕️ të 🏥 “Mbretëresha Geraldinë”.

Sot, është dita për të shkuar në shtëpi🤗 🙏🏼

#KrenarePërMjekëtDheInfermierët

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*