Klubit Futbollit Labëria njofton dashamirësit e saj dhe opionin publik se një nga faqet më të mëdha të futbollit botëror me mbi 44 million ndjekësish, 433, ka publikuar sot në mediat sociale të saj caste të ndeshjes Permeti – Laberia e luajtur në kuadër të javës së tetë të Kampionatit të Kategorisë së II të Federatës Shqiptare të Futbollit .
Video ka grumbullar rreth 500 mijë pelqime dhe 3 milionë shikime brenda më pak se 24 orë duke u bërë videua më e parë nga te gjitha skuadrat shqiptare në të gjithë botën në gjithë historinë e futbollit shqiptar.


Sic e keni parë edhe vetë gjatë transmetimit direkt të ndeshjes nga klubi ynë, ndeshja është zhvilluar në kushte shumë sfiduese atmosferike të cilat e bënin të veshtirë zhvillimin e një ndeshje futbolli.
Gjithsesi, djemtë e Laberisë, me trimerinë dhe burrerinë që i karakterizon, luajtën si luan gjatë gjithë ndeshjes dhe arritën të
kthehen në Vlorë me një tre- pikësh shumë të vlefshëm në betejën për titullin kampion.

Ndërkohë që shumë të huaj kanë vlerësuar dëshirën për të luajtur të të dyja skuadrave, asnjëri prej opionionistave shqiptarë, duke perfshirë dhe ish-lojtarë, ish-albitra dhe ca thjeshtë isha, nuk evidentuan betejën burrërore të djemve Lab që sakrifikuan veten e tyre dhe me emblemen e Labërisë në zemër sfiduan shiun dhe rrufetë por u larguan nga fusha fitimtarë.
Këta opionionista që harxhuan plotë 10 ditë para ndeshjes së kombëtares që u turpëruan në Uembli, nuk denjuan te harxhonin një minutë nga koha e tyre televizive për të falenduar këta futbollist që të dielën i treguan botës së futbollit  me të vërtetë cfarë është dashuria për futbollin dhe fitoren, duke u treguar botës së futbollit botëror se futbolli luhet me zemer dhe jo me pazare ose trukime ndeshjesh.

Klubi Futbollit Laberia falenderon djemtë për shpirtin e garës dhe luftën burrërore të treguar ditën e djelë dhe u premton dashamirësve të ekipit që do ta cojmë deri në fund betejën e pastër sportive për tu shpallur Kampion dhe për te cuar Laberinë atje ku i takon.
FORZA DJEMA!!!
FORZA LABERIA!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*