Kreu i PD-së Lulzim Basha në një bashkëbisedim që ka bërë sot me gazetarët, ka folur mbi vendimin e CDU-CSU për të rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë, pavarësisht vendosjes së 9 kushteve të reja. Basha falenderoi Gjermaninë për sinjalin pozitiv, por tha se shtimi i kërkesave tregon dështimin e qeverisë Rama.

“Votimi i cdu csu rezultat i një punë katër mujore të PD dhe times personalisht për ti bindur që një jo nuk do ndihmonte Shqipërinë.

Mirënjohje për partitë tona simotra  që votuan por dhe social demokratët që dakordësuan vendimin që do i parashtrohet nesër në mbrëmje Bundestagut gjerman.

Ka një kontraditë në këtë që thashë, ndihem i lehtësuar që nuk ka një jo të prerë por nga na thetër kemi kaluar nga 3 kushte në 5 kushte dhe 9 kushte. 9 kushtet e miratuar mbrëmë shprehin shqetësimin e bundestagut për situatën në vend dhe shtimi i kushsteve shpreh shqetësimin për hapa mbrapa.

Duhet ta themi qartë se vendimi për të shtuar kushtet dhe kërkesat është një dështim i qeverisë, sidomos kërkesat e reja.

Përgjegjësia është e Edi Ramës dhe e askujt tjetër, por përkrahja e CDU CSU për hapjen me kushte është shumë më i mirë se qëndrimi paraprak për ti thënë jo Shqipërisë, sepse kushtet e ndihmojnë Shqipërinë të dalë nga kriza politike”, u shpreh mes të tjerave Basha.

‘’Dua që nëe emër të PD dhe opozitës së bashkuar të garantok cdo qytetar shqiptar dhe partnerët tanë se opozita e bashkuar do bëjë gjithvka që vendit ti hapen sa më shpejt negociatat.

Për këtë duhet së pari një lexim realist i situatës cka mungoi dhe dje për herë të katërt Rama hapi shampanjë. Mashtrimi gënjeshtra dhe intrigat e vogla me porta të vogla nuk na cojnë në europë, për fat të keq mediat kryesore në vend iu bashkuan dasmës pa vend të Ramës, gjasme u hapën negociatat. Negociatat do i hapen vendit pas plotësimit të kushteve me dy faza, në ndryshim prej Maqedonisë”, tha më tej Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*