Brazili është vendi i dytë në botë më i goditur nga koronavirusi, që prej fillimit të shpërthimit. Ndërkohë që në këtë vend çdo janë konfirmuar mbi 20 mijë raste të reja dhe mijëra të vdekur, tashmë numri i përgjithshëm i rasteve pacientëve të infektuar ka shkuar në 960,309, afro 1 milionë të infektuar që prej fillimit të pandemisë.
Kjo pasi edhe ditën e sotme janë konfirmuar 32.198 raste të reja nga Ministria e Shëndetësisë në Brazil.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar të paktën 1.269 viktima duke e çuar në 46,665 numrin total të të vdekurëve nga koronavirusi në Brazil.





