Policia e Tiranës ka identifikuar një të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë.
Identifikimi është bërë përmes kamerave të sigurisë.
I shoqëruari në komisariat ka lidhje familjar me Prel Markun, i cili u vra nga Billa në Angli.
Ka dyshime se bashkëpunëtori në vrasje e ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjen.
Pas marrjes së dëshmisë së tij, policia ka ushtruar kontrolle në Tiranë – Durrës dhe Shkodër, me qëllim kapjen e autorit të shpallur në kërkim Viktor Marku.





