
Dogana e Vlorës ka ndjekur me shumë interes, shqetësimin e qytetarit Resmi Binaj. I cili, përballet me vështirësi shëndetësore dhe kërkon lehtësimin e procedurave doganore për karrocën e tij paraplegjikë.
Me përgjegjësi të plotë morale dhe ligjore punonjësit e doganës së Vlorës deklarojnë se përjashtimi nga Tvsh- ja bëhet me autorizim të posaçëm nga ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, pasi vlera e karrocës sipas faturave është 7700 euro.
Pas dorëzimit të autorizimit të ministrisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kjo e fundit miraton përjashtimin nga TVSH- ja dhe Dogana e Vlorës në këtë rast vetëm ekzekuton. Ndihemi të detyruar të reagojmë duke i shpjeguar qytetarit se askush nuk mund të shmangi një procedurë ligjore pavarësisht dëshirës për ta ndihmuar.
Me këtë rast i bëjmë thirrje instancave të posaçme të Ministrisë së Mirëqënies sociale të trajtojë me përparësi rastin për të gjetur sa më parë zgjidhje.




