Dogana e Vlorës ka ndjekur me shumë interes, shqetësimin e qytetarit Resmi Binaj. I cili, përballet me vështirësi shëndetësore dhe kërkon lehtësimin e procedurave doganore për karrocën e tij paraplegjikë.

Me përgjegjësi të plotë morale dhe ligjore punonjësit e doganës së Vlorës deklarojnë se përjashtimi nga Tvsh- ja bëhet me autorizim të posaçëm nga ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, pasi vlera e  karrocës sipas faturave është 7700 euro.

Pas dorëzimit të autorizimit të ministrisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kjo e fundit miraton përjashtimin nga TVSH- ja  dhe Dogana e Vlorës në këtë rast vetëm ekzekuton. Ndihemi të detyruar të reagojmë duke i shpjeguar qytetarit se askush nuk mund të shmangi një procedurë ligjore pavarësisht dëshirës për ta ndihmuar.

Me këtë rast i bëjmë thirrje instancave të posaçme të Ministrisë së Mirëqënies sociale të trajtojë me përparësi rastin për të gjetur sa më parë zgjidhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*