
Përballë qytetarëve të lagjes Pusmezini në Vlorë, drejtuesi politik Bujar Leskaj, ka prezantuar një pjesë të programit të Partisë Demokratike që lehtëson jetesën e banorëve dhe jep dritën jeshile për një të ardhme më të mirë ekonomike e sociale. Duke parë situatën ku këta banorë jetojnë, të harruar e nëpërkëmbur prej vitesh, pa asnjë investim, pa asnjë përkrahje, situatë e cila reflektohet tek cdo familje shqiptare, ka thënë se ndryshimi i qeverisjes është një detyrë e gjithsecilit që ia ka borxh të ardhmes së fëmijëve, të ardhmes së vendit.
Sinkron Leskaj
Shantazhet dhe blerja e votës, një fenomen i cili është hasur në dhjetra raste nga pala kundërshtare, nuk ka ngelur pa u komentuar nga Bujar Leskaj. Askush nuk mund të blejë të ardhmen e fëmijëve, askush nuk mund ti gënjejë më vlonjatët ka thënë Leskaj.

Zgjidhja është programi që Partia Demokratike ofron. Mjë program që në qendër ka familjen.
Për banorët gjendja e zonës ku jetojnë është në mëshirë të fatit, aq më keq është ekonomia në familje. Banorët thonë se 25 prilli është dita që do të vendos për të ardhmen e tyre.
Drejtuar banorëve të pusmezinit Leskaj ka garantuar se pas 25 prillit, do të angazhohet për shqetësimet e tyre.
Sinkron Leskaj




