Ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, ishte fshati Bestrovë në Njësinë Administrative Qendër.

Në bashkëbisedimin me banorët e zones, Gjiknuri theksoi se nuk zgjodhi rastësisht të jetë përfaqësuesi i tyre në zgjedhjet e 25 Prillit, por me qëllimin e vetëm për të qenë një zë i fuqishëm edhe si drejtues politik i Qarkut, për të garantuar sa më shumë në vendimarrje, për të lobuar për sa më shumë investime në fshatin Bestrovë në këtë mandat të tretë qeverisës të Partisë Socialiste.

“Me projektin e ujësjellësit të ri ofron garancinë që brenda një viti problemi i ujit të pijshëm do të zgjidhet përfundimisht. Angazhohem edhe për projektin e ri elektrik i cili do të zgjidhë gjithashtu edhe problematikat e energjisë elektrike për fshatin Bestrovë. Rikonstruksioni total i aksit të vjetër rrugor i cili shkon deri në Llakatund do të ndikojë në impaktin e zonës ndërsa do të mundësojë lidhjen e aksit rrugor me rrugën nacionale përmes standarteve bashkëkohore ashtu siç e meriton zona”, theksoi Gjiknuri.

Sipas tij, të gjitha këto projekte janë fakte konkrete të parashikuara nga qeverisja e Partisë Socialiste për mandatin e tretë i cili do të jetë mandati i rikualifikimit urban të zonave rurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*