Një trup I pajetë është gjendur ditën e sotme në afërsi të lumit Devoll në Gramsh.

Sipas informacioneve të para dyshohet që trupi të jetë i Besnik Tabkakut rreth 53-vjeç nga po e njëjta zonë.

Familjarët kanë konfirmuart se viktima është larguar ditën e djeshme nga shtëpia rreth orës 17:00.

Ndërkaq policia në njoftimin zyrtarë ka informuar se në trupin e viktimës nuk është evidentuar asnjë shenjë dhune, megjithse ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*