
Një çift turistësh hungarezë ka humbur në zonë e Karaburunit, mbrëm rreth orë 20:00.
Policia ka njoftuar se ata janë rreth moshës 35 – 40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas.
Informacioni i policisë
Sot rreth orës 20:00, jemi njoftuar se në zonën e Karaburunit dyshohet se kanë humbur rrugën një çift hungarezësh.
Automjeti i cili është marrë me qira nga ana e tyre ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura, Vlorë.
Ata janë rreth moshës 35 – 40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas.
Janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta.
Po punohet për gjetjen e tyre.




