![]()
NJOFTIMI I I PLOT I AGJENSISË
Vlorë më : 10.11.2019
Subjekt : NJOFTIM
Drejtuar : Portit Detar Vlorë Sh.a
Kapiteneria e Portit Vlorë
Dega e Doganës Vlorë
Policia e Kufirit dhe Migracionit Vlorë
Të nderuar zotërinj,
Kompania TNITSEA Shipping LDA me qendër në MADERIA – PORTUGALI me adresë RUA 31 RIO DE JANERIO 31 FUNCHAL MADERIA PORTUGAL e cila operon në linjën e Transportit Ndërkombetar Detar Vlorë – Brindisi – Vlorë me anë të përfaqësueses të saj në Vlorë – Shqipëri, agjensia Detare “ EUROFERRIES ” me qendër në Vlorë në adresën Rr. “Hektor Shyti” , Pranë Portit Detar Vlorë me të drejta të plota ligjore dhe operacionale për përfaqësimin përpara autoriteteve portuale dhe institucioneve të tjera në përputhje me legjislacionin kombëtar detar dhe legjislacione të tjera në fuqi, ju bën me dije se :
Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit në datën 11.11.2019 , trageti ST.DAMIAN nuk do të niset nga porti i Brindisit-Itali për në portin e Vlorës. Mbas përmisimit të kushteve hidrometeorologjike do të niset në datën 13.11.2019 rreth orës 23:00 dhe do të mbërrijë në portin e Vlorës në datën 14.11.2019 në orën 07:00 sipas grafikut që kemi me portin detar Sh.a Vlorë
Ju faleminderit !
Me Respekt
Agron BRATAJ
DREJTOR OPERACIONAL
AGJENSIA DETARE “EUROFERRIES”




