Kompania Tinstea shipping LDA me anë të përfaqësuesisë së saj Agjensisë EUROFERRIES,  njofton udhëtarët dhe të gjitha institucionet në territorin shqiptar se për shkak të motit të keq,  Trageti ST DAMIAN do të ndërpres lundrimin nga porti i Brindisit për në portin e Vlorës ditën e hënë në mbrëmje. Trageti do të rinis lundrimin nga porti i Brindisit të mërkurë  Dt. 13 Nëntor  ora  23.00 nga porti i Brindisit dhe do të mbërrij ne portin e Vlorës ditën e enjte  dt. 14 Nëntor  ora 7.00 dhe do të vazhdoj lundrimin sipas grafigut më herët të përcaktuar.
Agjensia njofton se ditën e hënë nisja nga porti i Vlorës do të bëhet në oren 13.00.

 

 

NJOFTIMI I I PLOT I AGJENSISË

Vlorë më : 10.11.2019

 

 

Subjekt  : NJOFTIM

Drejtuar : Portit Detar Vlorë Sh.a

Kapiteneria e Portit Vlorë

Dega e Doganës Vlorë

Policia e Kufirit dhe Migracionit Vlorë

 

 

Të nderuar zotërinj,

 

Kompania TNITSEA Shipping LDA me qendër në MADERIA – PORTUGALI me adresë RUA 31 RIO DE JANERIO 31 FUNCHAL MADERIA PORTUGAL e cila operon në linjën e Transportit Ndërkombetar Detar Vlorë – Brindisi – Vlorë me anë të përfaqësueses të saj në Vlorë – Shqipëri, agjensia Detare      “ EUROFERRIES ” me qendër në Vlorë në adresën Rr. “Hektor Shyti” ,  Pranë Portit Detar Vlorë me të drejta të plota ligjore dhe operacionale për përfaqësimin përpara autoriteteve  portuale dhe institucioneve të tjera në përputhje me legjislacionin kombëtar detar dhe legjislacione të tjera në fuqi, ju bën me dije se :

 

Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit në datën 11.11.2019 , trageti ST.DAMIAN nuk do të niset nga porti i Brindisit-Itali për në portin e Vlorës. Mbas përmisimit të kushteve hidrometeorologjike do të niset në datën 13.11.2019 rreth orës 23:00 dhe do të mbërrijë në portin e Vlorës në datën 14.11.2019 në orën 07:00 sipas grafikut që kemi me portin detar Sh.a Vlorë

 

Ju faleminderit !

Me Respekt

Agron BRATAJ

DREJTOR OPERACIONAL

AGJENSIA DETARE “EUROFERRIES”

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*