Pas afatit të vendosur nga IKMT për lirimin e banesave të tyre, kjo e fundit ka nisur aksionin për prishjen e 33 objekteve në zonën e “Astirit” për t’i hapur rrugë ndërtimit të aksit të Unazës së Re.

Banorët të cilët kanë kaluar natën jashtë, kanë nisur të qëllojnë me gurë drejt forcave të Policisë të cilat, janë të pranishme për të garantuar punonjësit e IKMT që të vazhdojnë prishjen e banesave.

Policia e Shtetit ka përdorur edhe gaz lotsjellës, ndërsa ka shoqëruar 10 protestues, mes tyre edhe aktivistin Ervin Goci. Nga tensionet e krijuara kanë mbetur të lënduar 4 punonjës policie dhe 6 banorë të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*