Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, nën drejtimin e presidentit të vendit Ilir Meta, dhe me praninë e drejtuesve më të lartë të shtetit.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme në këtë takim, kreu i qeverisë Edi Rama, është i vetmi që ka shmangur çdo kod etik në veshje, duke u shfaqur me xhupin e tij sportiv.

Të pranishëm në këtë mbledhje janë shumë prej ministrave të qeverisë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeprokurorja Arta Marku, kreu i Emergjencave Haki Çako, si dhe drejtues të ushtrisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*