“Fundi i ndeshjes”. Është ky titulli kryesor I numrit të së premtes në prestigjozen franceze “L’Equipe” për të treguar se si janë shuar përfundimisht të gjitha shpresat për të kthyer vendimin e qeverisë dhe federatës në vend që mbylli përfundimisht sezonin e futbollit.

Pavarësisht se disa padi janë dorëzuar në gjykatë nga disa klube, tifozët francezë duhet tëp resin shtatorin dhe sezonin tjetër për të parë skuadrat në fushën e lojës. Përveç Paris SG dhe Lyon që do të luajnë ndeshjen e Champions, të gjitha skuadrat e tjera do të qëndrojnë pushim. Përballë këtij fakti të kryer, katër klube po mendojnë një zgjidhje alternative.
![]()
Kështu, PSG, Lille, Lyon dhe St.Etienne janë duke planifikuar një turne veror që do të zhvillohet në Katar. Me ndihmën e pronarit sheik të klubit parizien, Al-Khealifi, kjo zgjidhje do t’I mundësonte skuadrave të ruanin formën sportive të futbollistëve për sezonin e ardhshëm. Ky turne pritet të zhvillohet gjatë muajit korrik, çka do të ndihmonte PSG dhe Lyon në prag të sfidave në Champions që UEFA ka parashikuar t’i luajë gjatë gushtit.




