Policia e Shtetit ka sqaruar edhe një herë udhëzimin për lëvizjen e automjeteve për ditën e nesërme.

Përmes një deklarate zyrtare, Policia informon qytetarët se nesër do të lejohen makinat  dhe nuk do të ketë asnjë ndalim të qarkullimit.

Sakaq, blutë do të përqendrohen vetëm në ndalimin e lëvizjes mes zonave, konkretisht të kuqe.

Kujtojmë që më herët policia doli në kundërshtim me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nuk do të ketë lëvizje automjetesh.

Sqarim i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*