Presidenti në largim i Këshillit të Europës Donald Tusk zhvilloi dje një vizitë në Tiranë, ku pjesën kryesore e zuri takimi me kryeministrin Edi Rama dhe diskutimi për ecurinë e Shqipërisë në procesin e negociatave me BE-në.

Tusk nënvizoi rëndësinë e çeljes së negociatave me vendin tonë, dhe domosdoshmërinë për të vijuar reformat dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Pas takimit ai ndau disa foto me Ramën në Facebook, ku shkruante: Hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Evropës. Sepse nuk do të ketë një Evropë të qëndrueshme dhe të sigurt pa integrimin e të gjithë vendeve të Ballkanit. Ajo që është në diskutim është e ardhmja jonë e përbashkët.

Mirëpo diçka e papritur ka ndodhur në profilin e Facebook-ut të Tusk, i cili ëshë “përmbytur” nga komentet negative për kryeministrin Rama.

Qytetarët shqiptarë e cilësonin Ramën kryeminitrin më të korruptuar në të gjithë botën, ndërsa komentet më pikante ishin ato për mungesën e ujit, tashmë prej disa javësh në Tiranë.

“A erdhi uji pa VK BE-së”, ishte një nga komentet më të shpeshta të bëra nga ndjekësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*