Spitali Rajonal i Vlorës ka marrë akreditimin si institucion shëndetësor. Spitali dhe Poliklinika e Vlorës i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Qendra e Akreditimit QKCSAISH për cilësinë dhe standardin e ofruar në shërbim.

Pas një vlerësimi që  ka filluar rreth 1 vit më parë nga QKCSAISH, Spitali Rajonal Vlorë rezulton të ketë përmbushur kushtet për shërbim shëndetësor sipas kritereve të kërkuara për infrastrukturën, pajisjet teknologjike spitalore, kushtet higjienike, kualifikimin e burimeve njerëzore, ofrimin e shërbimit shëndetësor për pacientët.

Pas spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, spitali i Vlorës ka përfunduar procesin e akredimit, ndërsa po përmbyllet ky proces për disa spitale rajonale. Alreditimi po vijon për institucionet e kujdesit shëndetësor publike dhe private në vend.

Institucionet shëndetësore, bazuar në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë do të kenë kusht për licensimin dhe rilicensimin, përmbushjen e standardeve bazë të akreditimit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*