Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Rumani i mori jetën Oficerit të Kontaktit të Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore, Ervin Dervina dhe bashkëshortes së tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit, e cila i shpreh ngushëllime edhe familjarëve të viktimave.
Mediat rumune raportojnë se aksidenti ndodhi rreth orës 17.20 në rrugën kombëtare Brâncoveneşti dhe Suseni, ku dy makina të vogla janë përplasur me një kamion.
Si pasojë kanë ndërruar jetë dy persona, efektivi shqiptar Ervin Dervina dhe bashkëshortja e tij, gjithashtu të plagosur kanë mbetur edhe 4 persona të tjerë.
“Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”,- njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*