ELBASAN

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, ku ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, shtetasi M. H., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*