olicia e Elbasanit ka vënë në pranga 25-vjecarin, i cili mbrëmjen e djeshme po drejtonte mjetin tip “Audi”, që përplasi një motocikletë dhe për pasojë mbeten te vdekur dy persona.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin me iniciale A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin, Elbasan.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan, Elbasan, është përplasur me motoçikletën, dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.D., 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F.Q., 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*