Nga  Genta Kaloci

Nacionalizmi, streha e fundit e maskarenjve!!
Nuk do reagoja fare se nuk ka asnjë vlerë më tashmë me ju dhe ata.
Por, kur shikon e dëgjon të tilla deklarata duhet tu japësh atë që meritojnë lukunisë antishqiptare pd, ps, lesheli me bishtajet e tyre në Tiranë/Prishtinë.
1- Aktakuza për krime lufte e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj Thaçi/Vesel-it nuk është diçka e re. Ku ka tym s’është pa gjë, thotë populli.
– Problemet, krimet e tyre janë përgjegjsi personale dhe të përballen me ligjin e të mos të fshihen pas UÇK-ës dhe luftës së një kombi duke e bërë pis atë, ashtu siç duan anglofrankoserbët me kompani e më pas për tu kapur pas fijes së kashtës si alibi.
– Deklaratat e tyre në media duke u fshehur pas luftës për të shpëtuar kokën nuk pijnë më ujë në publikun shqiptar. Mundohen të prekin telat e nacionalizmit qesharak te shqiptarët në të gjitha trevat tona, për ti shpëtuar linçit publik. Këtë kartën e “patriotizmit” e kanë bërë leckë kaq vite me të njëjta taktika e me të njëjta akuza të dala boje.
Në një çast të tillë është i domosdoshëm Distancimi i individ/it/ëve si pseudokomandarët që vodhën/grabitën pushtetin në Kosovë pas luftës nga luftëtarët e vërtetë të atij populli për liri dhe pavarësi.
– Gjithçka tjetër sot ishte teatër amatorësh nga të gjithë personazhet e politikës Tiranë/Prishtinë.
Nuk i hanë shqiptarët këto shashka për të disatën herë, mbase ata çirakët, militantët dhe bandat e krimit që ju mbajnë në pushtet për dekada, por s’ka më budallenj.
Batoni thotë se, Kryeministri Hoti, nuk do shkoj, është rrugës, por pastaj s’i dihet, mbase shkon.
2 – Në fakt për këtë që ndodhi sot, Grenell u ktheu përgjigje dipllomatike BE-së nëpërmjet një Tuiteri në adresën e tij para disa ditësh. U tregoi të bëjnë detyrën e tyre, dmth secila nga palët të bëj pjesën e saj e jo me dystandarte ndaj palës shqiptare të Kosovës (vizat/ekonominë) dhe asaj të serbisë.
Amerika u thotë; “mos fusni hundët atje ku s’duhet, por bëni punën tuaj! Nëse nuk e bëni është zgjedhja juaj, por mos na tregoni si të veprojmë”.
Amerika ja futi Be-së apo kjo kujton se ja futi SHBA-së??
3 – Frika nga tregu i përbashkët rajonal i faktorit shqiptar (Minishengeni i famshëm).
E gjithë media shqipfolëse në shërbim të pushtetit pd ps lesheli përsërit refrenin e saliut dhe flet me gojën e tij. Ka nga ju të cektit e sipërfaqësorët që thonë se minishengen qënka projekt prosllav dhe formohet jugosllavia e re.
Tani ju o jeni budallenj naiv që ju marrin prej hunde ose shejtan të djallëzuar se shpjegim tjetër nuk ka. Amerika/Nato sulmoi e shkatërroi sllavizmin e Jugosllavisë në Ballkan dhe kërkoka të bëj faktor të rëndësishëm sërish sllavët në rajon në një Jugosllavi të re?
Kshu kaqola?
– Po mirë luftën përse e deshi?
Përse Amerika gërrthet për influencën ruse në rajon dhe të radikalëve fetarë të lindjes me kulte fetare, individë e me financime të dyshimta për nga rreziku ndaj shqiptarizmit?
Apo sepse do ta ndaj fitimin me rusosllavët e kush amerikoni, se e ka gruan e burrit.
Interesat e saj dihen që s’janë me sllavët/rusët, por me shqiptarët. Sa më thjesht për ju klasën fillore të miliona kaqolave se tregu i përbashkët ngre dhe forcon faktorin shqiptar duke i bashkur në një bashkësi të re trevat shqiptare dhe minimalizon faktorin sllav. Me kalimin e kohës makroekonomia e hedh jashtë ndikimin araboturkosllavogrekorus, që janë të gjithë në një kazan kur vjen çështja për dobësimin e Shqipërisë për dalje në Adriatik dhe për dominimin e b/punimit në rajon.
Kthellohuni dhe thellohuni o të uruar se jo çdo gjë që ju jep media e pushtokarinës është ashtu siç thonë dhe shkruajnë. Ata kanë arsyet e veta ta bëjnë veten dhe njëri tjetrin heronj e ti paraqesin gjërat siç duan meqse kanë në dorë të gjitha pushtetet e propagandës, keqinformimit të publikut. (Me ju bëjnë ç’tu doj tr@pi prej tre dekadash dhe jo vetëm.)
Mirë, ata i kuptoj së bashku me median e tyre, por juve publikun ku ju çon mushka pa dhëmbë e saliut?
– Nuk arrini ta kuptoni dorën dhe çorbën e tij akoma edhe sot?
– Nuk vutë mend 3 dekada nga prapshtësitë, krimet e tij që fshiheshin në terma zhvillime strategjike, investime bërthamore, por sërish me kokën dhe gojën e saliut flisni e mendoni në dëm të interesave të kombit në rajon e në botë.
Kjo për mua është habi e madhe.
– Kujt nuk i intereson zhvillimi i shqiptarëve?
Mua apo pushtet presidencopozitës Tiranë/Prishtin?
– Kujt nuk i leverdis ky treg i përbashkët i trojeve shqiptare i ridimensionuar politikisht vitet e fundit në trevat e shteteve shqiptare me forcimin e përfaqësimeve politike në ato vende?
– Kujt i intereson futja e Shqipërisë dhe Kosovës në BE më shumë se amerikës?
Nëpërmjet kësaj futjeje që vjen pas plotësimit të kushteve dhe vënien e drejtësisë në këto shtete që kanë mbështetjen e saj.
– Nga ana tjetër kush nuk e do integrimin tonë në BE, që mbetjen jashtë për mos plotësimin e kushteve e shohin si shpëtimin e tyre të fundit nga drejtësia e pushtetit në tiranë/prishtinë, përveç salikmonës shpk dhe çirakëve të tij në pushtetin e prishtinës?!
Të cilët do duhet të shkojnë në burg, që ti hapet porta rajonit në BE, siç ndodhi me burgosjen e kryeministri Sanader.
– Kujt i intereson bllokimi dhe lëvizja e lirë e kosovarëve më shumë se sllavëve/ruso/serbëve/araboturkogrekërve?
– Kush nuk do të shkoj në burg, unë apo pd, ps, lesheli me çirakët e tyre kudo në rajon??
Sërish jua përsërisim kokbosha se Kush është çiraku dhe shërbëtori i marrveshjeve të pista në dëm të kësaj toke përveç saliut me presidencopozitën e trotuarit??
Keni tru të mendoni e të përgjigjeni apo jua ka ngrënë zogu i saliut??
4 – Batoni thotë se takimi do anullohet, sepse marrëveshjet nuk mund ti firmosi Kryeministri pa prezencën e presidentit.
Batoni i tregon Amerikës sesi bëhen këto punë. Sado inat ta kesh të rrish shtrëmbër e të flasësh drejt, ata kanë edhe kulaçin edhe kërbaçin në arenën botërore, ndërsa Batoni i tregon Shtëpisë së Bardhë dipllomacinë e tallashit serb gatuar në kazanin e tij në Prishtinë.
Në rradhë të parë Baton të bën dëm koncentrati serb që e ha në vend të bukës. Kosova dhe Shqipëria janë shtete parlamentare dhe jo presidenciale.
Thaçi ishte thjesht një fjongo, ka rol si ajo garnitura në pjatë, shoqërues, asgjë më tepër.
– Thaçi mendoi së bashku me tutorët e tij në rusi/beograd/BE se mund t’ja hidhte paq me të njëjtën mënyrë siç bënë tutorët e tij më parë me arrestimin e inskenuar të Haradinaj në kufi. Atëherë kishin nevoj për një “hero” që të përcillnin planet që përpunoheshin këto vite në tavolinën e pushtokracisë në Prishtinë nga pala frankorusoserbe e njëjta gjë tani me ju çirakët anglofrankoserb për ndarjen e Kosovës e të tjera si këto.
– Sërish u munduan t’ja fusin mundësisë për avancimin e Kosovës, në takimin e 27 qershorit dhe tradhëtinë e tyre e pagëzojnë në kolibithrën e kishës serbe si patriotizëm haramët mysliman.
5 – Me thaçin, pa thaçin s’ka rëndësi. Takimi do bëhet!
Ky ishte reagimi zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.
Për shejtan të djallëzuar si thaçi me shokë në Tiranë/Prishtinë e gjetkë duhet ta dini se Kosova nuk është mbretëri që të duhet medoemos prezenca, fima dhe vula e mbretit të madhërishëm.
Nuk është as presidenciale, por parlamentare dmth kryeministri është i pari para presidentit.
Presidenti ka rol honorifik, asgjë më shumë, prezenca e tij thjesht si shenjë respekti.
Megjithatë Thaçin e lanë deri në momentin e fundit të tregonte se çfarë vlente, por konfirmoi se ishte një esadist/zogist i përbetuar. E lanë për të parë çdo bënte dhe veproi 100% brenda pritshmërive dhe kërkesave të padronëve të tij, kundra interesit të Kosovës.
Asgjë e re nga pushteti kosokar kundër shqiptarizmit në këto dy dekada!
Dridhu Tirana dridhuuu!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*