Çifti i njohur i Showbizit, aktori i “Hollywoodit” Richard Gere dhe e shoqja Alejandra, po presin fëmijën e tyre të dytë. Revista spanjolle “Hola” ka bërë të ditur se bebushi do të vijë në jetë në pranverë.

Richard mbushi të 70-at në fund të Gushtit dhe është i ati i një djali 19 vjeç me ish gruan Carey Lowell. Nga ana tjetër, e shoqja aktuale, Alejandra është 36 vjeç dhe po bëhet nënë për herë të dytë, pasi ajo ka një djalë 6 vjeç me ish burrin e saj, Govind Freidland.

Dyshja janë njohur në vitin 2014 në një butik italian që Alejandra dhe Govindi e kishin blerë së bashku, dhe po menaxhohej nga ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*