Akuzat e Metës për Arbitrazhin, Rama kapet me mediat: Po ju ç’bëni? Nuk kemi asnjë proces të humbur deri tani
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas akuzave të forta të presidentit Ilir Meta se Shqipëria ka humbur disa procese në Arbitrazh, që rrezikojnë ta çojnë vendin drejt një katastrofe financiare.

Në konferencën për media me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në përfundim të takimit të dy qeverive, Rama tha se nuk është momenti për të komentuar deklaratat e Presidentit, ndërsa iu drejtua gazetarëve, duke iu thënë se “Po ju gazetarët çfarë bëni, pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo?”

“Në emër të fakteve, por kjo nuk është për autorin e akuzës, por për ju, ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja që ne kemi humbur arbitrazhe. Ka disa kohë. Madje një pjesë e njerëzve mendojnë se ne kemi paguar edhe paratë e humbjeve. Po ju gazetarët cfarë bëni, pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo? Deri më sot që flasim, deri përpara kësaj mbledhjeje të paktë, nuk kemi ne asnjë proces në Arbitrazh të përfunduar, ku ne të kemi humbur. Thjesht nuk kemi. Kemi skuadra të përbashkëta të Avokaturës së Shtetit, që punojnë për t’i zbrampsur këto vendime, që janë të natyrës paraprake.

Mirë ata që e kanë për të detyrë ndaj popullit që mos t’ia kërcasin kokoshkës, por ju duhet të bëni kërkime. Janë gënjeshtrat më të mëdha. Kemi fituar procese në Arbitrazhe, por nuk kemi humbur deri më tani as edhe një. Vazhdojnë përpjekjet në rrugë legale për t’i zmbrapsur. Nuk duhen bërë komente në Arbitrazh, sepse cdo koment konsiderohet shkelje e procesit zgjedhor. Llogariteni vetë autorin me këtë fakt dhe imagjinojeni se sa shumë e ka mendjen te Shqipëria”, deklaroi Rama,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*