Nga Agron Brataj

Arabia Saudite në sulm me  Real Madridin, ofertë marramendëse për Vinicius Junior

Arabia Saudite vazhdon ofensivën e saj në botën e futbollit dhe këtë herë ka vënë në shënjestër një nga yjet më të ndritur të Real Madridit dhe të futbollit botëror, Vinicius Junior.

Me kontratën aktuale që skadon në vitin 2027 dhe pa një marrëveshje konkrete për rinovim, disa klube saudite janë hedhur në veprim për të përfituar nga situata dhe për ta joshur brazilianin drejt Saudi Pro League.

Sipas burimeve pranë klubit, Al Ahli është gati të bëjë një ofertë spektakolare si për klubin ashtu edhe për lojtarin:

350 milionë euro për kartonin e lojtarit, një shumë rekord që do të thyente çdo kufi të mëparshëm në merkato.

Kontratë pesëvjeçare për Vinicius, me një pagë vjetore prej 200 milionë euro në total 1 miliard euro neto për pesë vite.

Shifra të çmendura, por gjithçka është e mundur

Këto janë shifra që deri pak vite më parë do të dukeshin si fantashkencë, por në futbollin e sotëm, ku paratë nga Lindja e Mesme po ndryshojnë balancat globale, gjithçka është e mundur.

Arabia Saudite synon të bëhet një qendër e re e futbollit botëror dhe për këtë po synon emra të kalibrit të lartë, duke tunduar lojtarët me kontrata që as Evropa nuk mund t’i ofrojë.

Çfarë do të bëjë Real Madrid?

Pavarësisht ofertës së jashtëzakonshme, në Madrid nuk ka ende një qëndrim zyrtar. Vinicius Junior është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës  dhe një simbol i projektit të së ardhmes së Realit. Nga ana tjetër, refuzimi për të rinovuar deri tani e ka vënë klubin në një pozitë të ndjeshme.

Do të jetë interesante të shihet nëse presioni ekonomik saudit do të ndikojë në vendimmarrjen e lojtarit dhe të klubit, apo nëse Vinicius do të zgjedhë të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*