Nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore Salla e Koordinimit

 

 

SQARIM!!! Gazetarët janë burimi i informacionit, por për fatin e keq kur e transmetojnë për share e like është gjëja më negative që ata kryejnë. E njëjta gjë ka ndodhur me këtë lajm të sotëm në rrugën transballkanike në Vlorë. Së pari: Agjensitë funerale nuk duhet të kenë ambulancë për asnjë arsye dhe po shkohet drejt verifikimit të tyre. Nuk kanë të drejtë as të transportojnë të sëmurë dhe aq më keq në urgjencë. Këto agjensi kryejnë aktivitet abuziv! Së dyti: Ajo ambulancë ka kaluar aty rastësisht dhe nuk e ka thirrur askush nga urgjenca. Së treti: Për komentuesit , numri i urgjencës 127 nuk është i lidhur me asnjë agjensi funebre, sepse të gjitha thirrjet për ndihmë mjekësore vijnë në Njësinë e Koordinimit në Tiranë.

Së katërti: Ju i nderuar gazetar e keni provuar personalisht urgjencën disa herë, prandaj ju lutemi të mos bëheni prodhim i lajmeve të tilla. Nëse nuk e keni provuar këtë shërbim na përgënjeshtroni! Qendra Kombetare e Urgjencës Mjekësore sqaron opinionin publik si më poshtë dhe bashkangjit dokumentacionin përkatës transparent të misionit. Në orën 14:41 ka mbërritur kërkesa për ndihmë mjekësore në Njësinë e Koordinimit. Në orën 14:43 është nisur ambulance me ekipin mjekësor. Në orën 14:48 ka mbërritur në vendngjarje. Duke bërë analizën e këtij misioni, kanë kaluar vetëm 8 (tetë) minuta nga marrja e thirrjes për ndihmë mjekësore deri në vendngjarje tek pacienti. Nuk arrijmë të kuptojmë ku është vonesa e këtij shërbimi!

No photo description available.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*