Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike evropiane në samitin e BE-së, ku shtetet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Zaev ishte një nga mbështetësit më të fortë të Maqedonisë për Referendumin për ndryshimin e emrit por pavarësisht kësaj, negociatat nuk u hapën.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike evropiane në samitin e BE-së, ku shtetet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë shkruan ANSA.

Zaev mbështeti me këmbëngulje Referendumin e 30 shtatorit 2018  për marrëveshjen me Greqinë për sa i përket emrit. Në atë kohë Zaev kërkoi që të votohej ky Referendum duke pranuar edhe ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që vendi të bëhej pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Europian por me refuzimin për hapjen e negociatave ai duket se është zhgënjyer plotësisht duke dhënë edhe dorëheqjen.

“Referendumi është kyç për të ardhmen tonë. Secilit prej nesh i është dhënë mundësia që të vendosë për diçka të madhe. Kemi treguar se jemi popull që mësojmë nga historia. Unë besoj në vendimin e qytetarëve dhe jam i bindur se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, ndërsa populli maqedonas do të mbetet maqedonas dhe do të flasë maqedonisht”, deklaronte në atë kohë  Zoran Zaev.

Edhe pak kohë më parë Zaev kishte paralajmeruar se ishte gati të jepte dorëheqjen nëse BE, nuk vlerëson arritjet e Maqedonisë së Veriut.  Zaev pas takimit të mbajtur kokë më kokë me kancelaren Angela Merkel me rastin e takimit të Samitit të Berlinit për mediat gjermane paralajmëroi se do të dorëhiqet nga posti, paralajmërim ky që u finalizua ditën e sotme pas vetos së Francës.

Nga ana tjetër Ndonëse mediat në Shkup e mohojnë faktin që Zaev ka dhënë dorëheqjen zyrtare megjithatë media Alsat, raporton se Zaev ka thirrur një mbedhje të jashtëzakonshme të Qeverisë për të diskutuar mbi hapat që do të merren pas dështimit me negociatat. Zaev ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i ka kryer të gjitha detyrat që BE-ja i kërkoi për hapjen e negociatave. Ndërkohë edhe opozita maqedonase ka kërkuar dorëheqjen e Zaev si dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*