DURRES

Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar nga qelia 5 nga 8 komisionerët e arrestuar për zgjedhjet e 2021 të cilët ishin lënë më parë në arrest me burg.

5 komisionerë kishin bërë ankimim dhe u lanë në arrest shtëpie kurse 3 të tjerë vijojnë të mbeten ende në burg.

Nga 20 të arrestuar, pasi dy rezultonin të vdekur,  janë liruar nga Gjykatat shumica e komisionerëve kurse 3 mbeten ende në burg.

Ishte SPAK që në fund korrikut lëshoi 22 urdhër- arreste për komisionerët në Shetel dhe Rubjekë pasi në këto qendra votimi disa persona kishin votuar më shumë se një herë, dhe komisionerët e kishin lejuar këtë gjë duke shpërdoruar detyrën.

Fillimisht me çështjen u mor GJKKO dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme. Më pas kjo e fundit shpalli moskompetencë dhe çështja kaloi në Durrës tek Gjykata e Rrethit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*