
Apeli i GJKKO ka marrë vendimin në lidhje me ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Lajmi konfirmohet për balkanWeb nga gazetari Agron Brataj
Gjykatësi Engert Pëllumbi ka marrë parasysh kërkesën e prokurorëve të posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani që këmbëngulën në mbajtjen e Veliaj në qeli, pasi sipas tyre vë në rrezik procesin, duke pasur mundësi të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët.
Ndërkohë gjykata ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule.




