Një operacion i përbashkët mes disa vendeve ka vënë në pranga dy trafikantë. Sipas mediave në Itali bëhet me dije se të arrestuar kanë mbetur një shqiptar dhe një italian, që kanë qenë në kërkim prej kohësh.

Prangosja e dy trafikantëve është bërë në vijim të operacioni “Kulmi” që nisi një vit më parë, ku u arrestuan 37 persona. Këtë të hënë mësohet se shqiptari 37 vjeç u arrestua në Londër, pas kurthit që i kishin ngritur agjentët.

Ai u josh me një profil fals në Instagram, ku agjentët hiqeshin si vajzë shqiptare dhe i kërkuan takim. Takimi i supozuar u planifikua që të zhvillohej pranë aeroportit të Londrës Heathrow, por teksa agjentët kanë parë shqiptarin, kanë ndërhyrë për arrestimin e tij.

Po ashtu në Gjermani është arrestuar një italian, 43-vjeçar i cili gjithashtu është pjesë e grupit të trafikut të drogës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*