Pavarësisht se është një nga ishujt më të bukur në botë, më i‘’Instagramuari” në qoftë se do të flisnim me gjuhën e influencueseve, asgjë nuk mund ta kthejë kurrë më Gigi Hadid, në Mykonos.

Supermodelja me famë botërore ka habitur të gjithë ditën e djeshme ndërsa ka treguar eksperiencën e tmerrshme që provoi me motrën e saj, modelen e njohur Bella Hadid, dhe dy motrat e tjera Marielle dhe Alana Hadid, në vendin më të lakmuar të momentit.

Në një foto të publikuar në Instagram, ajo shkruan “Mos e lejoni ‘Instagram-in’ t’ju gënjejë. Më vodhën. Nuk do të kthehem kurrë më këtu. Nuk ia rekomandoj askujt. Shpenzojini paratë tuaja diku tjetër”.

Gigi nuk ka treguar ndonjë detaj më tepër, por babai i saj Mohamed Hadid ka zbuluar çfarë ka ndodhur. Ai ka rrëfyer për “TMZ” se gjatë kohës që vajzat kanë qenë jashtë, shtëpia e tyre me qira është vjedhur, por fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk është lënduar.

Më tej ai ka treguar se janë vjedhur vetëm gjërat personale të Gigit dhe Bellas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*