Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka patur një akuzë të çuditshme së fundmi, nga ish-asistentja e tij.

Madeline Sesterhout ka qenë asistentja personale e Trump për disa vite, e cila më datë 17 gusht është dehur në restorantin brenda hotelit ‘Embassy Suites’ dhe më pas ka treguar para gjithë të pranishmëve se presidenti Trump nuk dëshiron të dalë në fotografi me të bijën Tiffany pasi ajo është mbipeshë.

Donald Trump ka mohuar menjëherë raportimet e ish-asistentes së tij duke thënë se këto janë akuza false dhe shumë lënduese dhe se tashmë ai planifikon të bisedojë me vajzën e tij për këte situatë.

Më pas shtoi se i vjen keq për ish-asistenten Madeline Sesterhout pasi ajo ishte dikush që bënte një punë të shkelqyer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*